Site icon Telegrafi

Liga Premier zgjedh trajnerin dhe lojtarin më të mirë të muajit tetor

Liga Premier ka zgjedhur më të mirët e muajit tetor, ku trajneri më i miri u zgjodh Frank Lampard, ndërsa lojtari më i mirë Jamie Vardy.

Muaji tetor ka dhuruar shumë ndeshje interesante në Ligën Premier, ku nuk kanë munguar as befasitë.

Gjatë këtij muaji janë zhvilluar tri ndeshje, ku disa emra kanë lënë shenj të veçantë me arritjet e tyre.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, befasi të mëdha në renditje

Kështu, Liga Premier, si çdo muaj, edhe në tetor ka zgjedhur trajnerin dhe lojtarin më të mirë.

Trajneri më i mirë i muajit u zgjodh ai i Chelseat, Frank Lampard, i cili fitoi të tri ndeshjet e zhvilluara, me ekipin e tij që shënoi nëntë gola dhe pranoi vetëm tri.

Në anën tjetër, lojtari më i mirë i këtij muaji o zgjodh ylli i Leicester Cityt, Jamie Vardy, i cili shënoi katër gola në tri ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version