Telegrafi

Liga Premier sot fillon, ku katër favoritët kryesorë tashmë janë të qartë: Chelsea, Man City, Liverpool dhe Man Utd me përforcime do të luftojnë për titull

Liga Premier sot starton me ndeshjen mes Brentford dhe Arsenalin, ndërsa pritet një kampionat shumë rivalizues këtë vit.

Klubet e njohura të këtij kampionati e kanë kaluar afatin kalimtar të verës duke shpenzuar shuma të mëdha për të forcuar edhe më tej formacionet e tyre startuese, ku së fundmi spikati Chelsea me nënshkrimin e Romelu Lukakut.

Si rezultat i blerjeve dhe skuadrave që kishin, hendeku midis ekipeve të njohura dhe pjesës tjetër të kampionatit është zgjeruar më tej, që do të thotë se gara për titull ka katër favoritët kryesorë: Chelsea, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United.

Por edhe klube tjera si Tottenham, Arsenal dhe Leicester do të jenë aty.

Manchester United

Nën drejtimin e Ole Gunnar Solsjkaer, Manchester United po kthehet drejt majës së futbollit anglez, dhe këtij objektivi i është dhënë edhe një nxitje e madhe këtë verë.

Raphael Varane ka kaluar te “Djajtë e Kuq”, një lojtar që ka fituar Kupën e Botës dhe ka katër Liga të Kampionëve.

Ata gjithashtu kanë sjellë Jadon Sanchon, një talent i jashtëzakonshëm dhe i aftë për të bërë diferencën në momentet kryesore.

Liverpool 

Suksesi i Liverpoolit nën drejtimin e Jurgen Klopp është bazuar në një mbrojtje të fortë, e cila ka lejuar që pjesa tjetër e skuadrës të lulëzojë.

Sidoqoftë, edicioni i tyre e vështirë 2020/21 erdhi kryesisht për shkak të dëmtimeve të mëdha të mbrojtësve kryesorë, veçanërisht Virgil van Dijk.

Holandezi tani është kthyer nga një dëmtim në gju dhe duket se do të jetë partner me Ibrahima Konaten, mbrojtësi që erdhi nga RB Leipzig për 35 milionë euro.

Klopp do të synojë të udhëheqë ekipin e tij drejt titullit edhe një herë këtë sezon.

Chelsea

Thomas Tuchel shijoi një edicion mahnitëse me Chelsean në sezonin e kaluar, pasi krijoi një skuadër që fitoi Ligën e Kampionëve.

Pas triumfit të tyre në Superkupën e UEFA -s të mërkurën në mbrëmje, Blutë konfirmuan nënshkrimin e Lukakut.

Me të një sulm, Chelsea do të tentojë edhe titullin e kampionit këtë vit.

Manchester City

Manchester City do të synojë të mbrojë titullin e tyre në Ligën Premier në sezonin 2021/22, që do të ishte titulli i tyre i katërt në pesë sezone.

Ata kanë shpenzuar këtë verë, duke sjell Jack Grealish për 117 milionë euro, pasi Guardiola shpreson se ish -lojtari i Aston Villa do të bëjë ndryshimin në skuadrën e tij këtë sezon.

Shpenzimet e tyre verore nuk do të ndalen këtu, pasi ata janë ende në kërkim të Harry Kane, një njeri me të cilin do të mund të përballeshin në ndeshjen e tyre të parë ndaj Tottenham Hotspur të dielën. /Telegrafi/