Klubet nga Liga Premier do të takohen të premten për të diskutuar rreth rikthimit të sezonit 2019/20.
Liga është e suspenduar që nga mesi i muajit mars shkaku i përhapjes së coronavirusit, derisa po mendojnë të rikthehen më 8 qershor dhe të mbyllin atë nga fundi i muajit korrik.
Të hënën e kësaj jave, Arsenali, Evertoni dhe West Ham Unitedi i kanë lejuar lojtarët e tyre që të rikthehen në stërvitje, por i kanë paralajmëruar që të mbajë distancë sociale.
Derisa Tottenham Hotspuri pritet që të enjten t’i hapë qendrat stërvitore dhe të fillojnë po ashtu me planin e tyre stërvitor.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen mbrapa dyerve të mbyllura dhe kjo gjë thuhet se do të vazhdojë deri në janarin e vitit 2021.
Federata e Futbollit të Anglisë ka kërkuar nga të gjitha klubet që të ketë masa rigoroze kundër coronavirusit, në mënyrë që mos të përhapet më shumë. /Telegrafi/