Site icon Telegrafi

Liga Premier po e dominon Kampionatin Botëror – Golat e shënuara, sistem i lojës dhe top-shënuesit po triumfojnë në Rusi

MOSCOW, RUSSIA - JULY 03: l-r John Stones, Harry Kane, Jamie Vardy, Kieran Trippier, Marcus Rashford, Harry Maguire and Jordan Henderson celebrate after Eric Dier of England scores the winning penalty during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Colombia and England at Spartak Stadium on July 3, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Botërori i Rusisë po konsiderohet si më spektakolari prej këtyre të fundit. Por ajo që bie në sy është se stili i futbollit anglez, po del të jetë fitues në këtë të fundit dhe vlera e Ligë Premier pritet të rritet. 

Kjo pasi shumë gola janë shënuar nga goditjet e ndërprera.

Nga 157 golat të shënuara deri tani, 68  ose 43.3% prej tyre janë shënuar nga goditjet e ndërprera (goditje dënimi, ose rivënie nga këndi).

Nga këto 68 gola, 25 janë shënuar nga goditjet e këndit; 20 nga goditjet e drejtpërdrejta dhe indirekte të dënimit; 21 me penallti; si dhe dy gola janë shënuar nga aksionet të nisura nga vija anësore e fushës.

Goli Mario Fernandes i ardhur nga harkimi prej goditjes së dënimit (Getty Images)

Por e dhëna që e tregon dominimin e Ligës Premier është numri i futbollistëve të këtij kampionati.

Kjo pasi Liga Premier ka më së shumti lojtarë që kanë mbetur në garë.

Penalltitë, shumë të akorduara në Rusi (Getty Images)

Në total kanë mbetur 40 futbollistë të këtij kampionatit në gjysmëfinale; 23 te skuadra e Anglisë dhe 17 te kombëtaret tjera.

Edhe beteja për ‘Këpucën e Artë’ po zhvillohet mes sulmuesve të këtij kampionati.

Harry Kane i Anglisë (Getty Images)

Harry Kane me gjashtë gola dhe Romelu Lukaku me katër gola e kryesojnë listën e golashënuesve në Rusi 2018.

Romelu Lukaku i Belgjikës (Getty Images)

44 golat janë shënuara nga futbollistë që luajnë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version