Telegrafi

Liga Premier konfirmon gabimet nga VAR: U akorduan dy penallti të paqena, ndërsa ndërhyrje në Kane është dashur të jepet penallti

Ditën e enjte janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 34-të në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Por si rrallë herë më parë në tri takimet kishte gabime nga VAR, ku u akorduan dy penallti të paqena dhe një tjetër që duhej të akordohej nuk u akordua fare.

Southampton fitoi një penallti në përballje me Evertonin, por që atë e kishte humbur skuadra mysafire me Ward-Prowse.

Penallti fitoi edhe Manchester United në përballje me Aston Villën, por që atë në gol e kishte shndërruar Bruno Fernandes.

Ka qenë Liga Premier që pas ndeshjeve ka konfirmuar për BBC Sports se këto dy penallti nuk janë dashur të akordohen dhe këtu ka qenë gabimi nga VAR.

Sikur mos të mjaftonte kjo, Liga Premier ka konfirmuar se Tottenham Hotspur është dëmtuar me një penallti të pa dhënë.

Harry Kane u pengua qartazi në zonë dhe gjyqtari nuk kishte akorduar penallti, ndërsa gjyqtarët te dhoma e VAR gabuan që nuk e sinjalizuan për penallti.

Në javët e fundit të kampionatit anglez ka pasur shumë polemika sa i përket VAR, pasi janë bërë disa gabime. /Telegrafi/