Telegrafi

Liga e Parë në basketboll: Stinori pranveror fillon me derbin mes Dritës dhe AS Prishtinës

(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën e Parë, apo e para për stinorin pranveror.

Që në javën e parë do të zhvillohet derbi ndërmjet RC Cola Dritës dhe AS Prishtinës. Gjilanasit kanë tetë fitore dhe vetëm një humbje nga AS Prishtina, kurse prishtinasit kanë nëntë fitore në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë.

Istogu, që ka shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Feronikelin, që ka tri fitore dhe gjashtë humbje.

Të enjten do të përballen Prishtina e Re dhe Vushtrria. Prishtinasit kanë një fitore dhe tetë humbje, kurse vushtrriasit katër fitore dhe pesë humbje.

Lipjani, që është e vetmja skuadër pa fitore në Ligën e Parë do të përballet me Megaspors, që ka dy fitore dhe shtatë humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Marigona Hill Prishtinës dhe New Basketit. Marigona Hill ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse New Basket pesë fitore dhe katër humbje.

Liga e Parë – Xhiro 10

E martë
17:00 Feronikeli – Istogu

E mërkurë
19:00 RC Cola Drita – AS Prishtina

E enjte
16:00 Prishtina e RE – Vushtrria

E premte
17:00 Megasports – Lipjani
18:15 Marigona Hill Prishtina – New Basket