Telegrafi

Liga e Kombeve: Shqipëria në grupin e tri skuadrave, takohet me Izraelin dhe Skocinë

Shqipëria ka rënë në një grup shumë të fortë në Ligën e Kombeve, pas shorit që u hodh në Lozanë të Zvicrës.

Shqipëria ka rënë në grup me Izraelin, që e njeh nga kualifikimet e fundit, ku arriti një fitore dhe një humbje.

Kuqezinjtë do të luajnë për herë të parë me Skocinë që është kundërshtari tjetër në këtë grup.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për Ligën e Kombeve: Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe

Shqipëria do të jetë në grupin me tri skuadra që është i vetmi në Ligën C, apo kategoria e tretë.

Pamje nga shorti

Ndeshjet e para luhen me 6 dhe 9 shtator të vitit 2018.

Në anën tjetër edhe Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve.

Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. /Telegrafi/

Liga C

Grupi1: Skocia , Shqipëria, Izraeli

Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia

Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bulgaria, Cyprus

Grupi 4: Romania, Serbia, Montenegro, Lithuania