Shqipëria ka rënë në një grup shumë të fortë në Ligën e Kombeve, pas shorit që u hodh në Lozanë të Zvicrës.
Shqipëria ka rënë në grup me Izraelin, që e njeh nga kualifikimet e fundit, ku arriti një fitore dhe një humbje.
Kuqezinjtë do të luajnë për herë të parë me Skocinë që është kundërshtari tjetër në këtë grup.
Shqipëria do të jetë në grupin me tri skuadra që është i vetmi në Ligën C, apo kategoria e tretë.
Ndeshjet e para luhen me 6 dhe 9 shtator të vitit 2018.
Në anën tjetër edhe Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve.
Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. /Telegrafi/
Liga C
Grupi1: Skocia , Shqipëria, Izraeli
Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia
Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bulgaria, Cyprus
Grupi 4: Romania, Serbia, Montenegro, Lithuania
LEAGUE C ✅#NationsLeague
👉 https://t.co/qvCl76dWvT pic.twitter.com/aH8rZkrCKd
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) January 24, 2018