Telegrafi

Liga e Kombeve, Kosova vlen më shumë se Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe

Kosova i ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjet e para të këtij turneu do të zhvillohen më 6-8 shtator të këtij viti, kurse ndeshje do të ketë edhe më 9-11 shtator, 11-13 tetor, 14-16 tetor, 15-17 nëntor dhe 18-20 nëntor.

Megjithatë, sa i përket vlerës së përfaqësueseve, sipas uebfaqes së specializuar “Transfermarkt”, Kosova është ekipi më i shtrenjtë në grupin e tij, pasi vlerësohet me 15.20 milionë euro.

Lojtarët me vlerën më të madhe është janë Milot Rashica dhe Valon Berisha që cilësohen nga 5 milionë euro.

Ekipi i Kosovës

Azerbajxhani është i dyti me vlerën prej 9.50 milionë eurosh, kurse Malta është e treta me vlerë 4.93 milionë eurosh.

Këtë listë e mbyllin Ishujt Faro, vlera e të cilëve është 2.65 milionë euro.

Në anën tjetër edhe Shqipëria  në grupin e saj ka lojtarët me vlerën më të madhe në grup.

Kombëtarja shqiptare

Shqipëria vlerësohet me 67.65 milionë euro, ndërsa e dyta është Skocia me 48.9 milionë euro.

Izraeli vlen  26.7 milionë euro. /Telegrafi/