Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje tjera të Ligës së Kampionëve në kuadër të 1/16-tës.
E marta na dhuroi dy takime interesante, ku në të parin ishte Atletico Madridi që mposhti Liverpoolin 1-0, ndërsa Borussia Dortmundi triumfoi 2-1 ndaj Paris Saint-Germain.
Megjithatë, edhe e mërkura pritet të sjell dy ndeshje interesante, edhe pse jo me skuadra të nivelit të së martës.
Finalisti i sezonit të kaluar, Tottenham Hotspurs e pret në White Hart Lane ekipin e papërshtatshëm gjerman, RB Leipzig.
Ndeshja tjetër zhvillohet në mes të ekipit simpatik italian, Atalanta, e cila luan si vendas ndaj Valencias.
Të dy ndeshjet zhvillohet nga ora 21:00, ndërsa takimet kthyese janë paraparë të zhvillohet më 10 mars. /Telegrafi/
Wednesday night = #UCL football 🥰
Who will take a first-leg lead? 🤔
@GazpromFootball
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 19, 2020