Liga e Kampionëve ka rezultuar një burim i vërtetë të ardhurash për Juventusin.
Nëse Zonja e Vjetër do të mund të mposhtë Real Madridin në finalen e së shtunës në Cardiff, arkat e saj do të pasurohen me 133.2 milionë euro, 115 milionë nga ta cilat do të akordohen nga UEFA.
Megjithatë edhe në rast disfate në fushën e lojës, skuadra torineze përsëri do të dalë e fituar pasi shifra që do të arkëtohet në këtë rast do të jetë vetëm 4.5 milionë euro më e vogël, domëthënë 128.7 milionë euro.
Ajo që të bën përshtypje është se në 3 sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve, Juventus ka mundur të përfitojë nga UEFA, 280 milionë euro.
Ndërkaq, futbolli evropian po përgatitet edhe për të ardhmen që duket se do të jetë e ndritur për klubet.
Duke nisur nga sezoni 2018/2019, UEFA pretendon të sigurojë 3 miliardë euro të ardhura, ndërkohë që për këtë sezon dhe atë që vjen kjo shifër është vetëm 1.3 miliardë euro.
Kjo do të thotë se skuadra që do të mund të triumfojë në Ligën e Kampioneve të vitit 2019 shifra totale e të ardhurave që do të mund të përfitojë do të arrijë deri në 230 milionë euro.