Kapiteni i Interit, Mauro Icardi si duket është dorëzuar rreth pozitës së tretë.
Kjo pozitë ishte që një kohë të gjatë në pronësi të Romës, dhe Interi u afrua në katër pikë duke shpresuar se në fund do ta rrëmbente atë.
Por humbja ndaj Genoas dhe fitorja e Romës ndaj Torinos ka bërë që kryeqytetasit të jenë më afër Ligës së Kampionëve.
Në fund të ndeshjes, Icardi ka thënë se Liga e Kampionëve tani është larg edhe pse nuk do të dorëzohen.
“Kemi humbur një përballje të rëndësishme dhe Liga e Kampionëve duket larg, por do të tentojmë ta kapim deri sa matematika të na lejojë. Nuk meritonim të humbnim kundër Genoas, por nuk kemi shënuar dhe kemi shpërdoruar shumë, ndaj dhe jemi ndëshkuar”.
“E ardhmja ime pa Ligën e Kampioneve? Unë mendoj për të mirën e Interit, por nëse do të ketë oferta për mua do të flas me drejtuesit e klubit për të arritur një vendim të përbashkët. Për momentin mendoj të jap më të mirën për Interin”, deklaroi Icardi. /Telegrafi/