Në ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvilluar këtë mesjavë ka ndodhur diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më tani.
Ndeshja e zhvilluar në mes të Borussia Dortmund dhe Monaco, përveç shtyrjes dhe zhvillimit të saj një ditë më vonë për shkak të sulmit terrorist mbi autobusin e futbollistëve vendas do të mbahet mend edhe për diçka tjetër.
Në këtë ndeshje është ardhur edhe një rekord i ri historik për garën më të madhe në Evropë për ekipe, pasi janë shënuar gola nga dy futbollistë nën 20 vjeç në fazën eliminuese, përcjell Telegrafi.
Janë sulmuesit, Kylian Mbappe i Monacos dhe ai i Dortmundit, Ousmane Dembele, të cilët kanë gjetur rrugën e golit në këtë takim.
Mbappe ka shënuar dy gola në këtë takim, ndërsa Dembele ka shtuar një për skuadrën e tij, për të mundësuar një rekord të ri në Ligën e Kampionëve.
Vlen të theksohet se të dy futbollistët janë francezë dhe shihen si e ardhmja e kombëtares së Francës, së bashku me Antoine Griezmann e Paul Pogba. /Telegrafi/
1 – It is the 1st time that two U20 players manage to score in a Champions League knockout game (Mbappe & Dembele). Bleus. pic.twitter.com/lDN5ri4M6C
— OptaJean (@OptaJean) April 12, 2017