Liga e Kampionëve është vendosur të miratojë një format ‘Final Eight’ pas fazës së eliminimit direkt, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në Lisbonë.
Burime të shumta përfshirë Sky Sport Italia dhe Bild shkruajnë se Lisbona jo vetëm që do të presë finalen, por edhe të gjitha ndeshjet e mbetura nga çerekfinalja e tutje.
Prandaj, ndeshjet kthyese të Juventus-Lyon (0-1) dhe Barcelona-Napoli (1-1) do të vazhdojnë të luhen përkatësisht në Torino dhe Kataluni, ndërsa pas tyre ndeshjet do të zhvendosen në Portugali.
I njëjti format do të zbatohet për në Ligën e Evropës me ndeshjet që do të zhvillohen në Gjermani dhe Ligën e Kampionëve të Grave (në Spanjë).
Më në fund, raportet pretendojnë se Superkupa Evropiane 2020-21 do të mbahet në kryeqytetin hungarez të Budapestit. /Telegrafi/