Telegrafi

Liga e Evropës kompleton gjysmëfinalistët – çifte interesante na presin në fundin e garës

Janë mbyllur sot katër ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, ku tutje kanë shkruar, West Ham, RB Leipzig, Rangers dhe Eintracht Frankfurt.

West Ham ka mposhtur Lyonin për të kaluar tutje, ndërsa rivali i tyre në gjysmëfinale RB Leipzig mposhti Atalantan.

Në anën tjetër Rangers pas vazhdimeve kanë shënuar fitore ndaj Bragës, ndërsa rivali i tyre i ardhshëm Eintracht Frankfurt eliminuan Barcelonën.

Ndeshjet e para West Ham – Eintracht Frankfurt dhe RB Leipzig – Rangers zhvillohen me 28 prill, ndërsa ato kthyese pas një jave me 5 maj.

Finalja e madhe zhvillohet në “Ramon Sanchez Pizjuan” të Sevillës me 18 maj. /Telegrafi/