I eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ishte Lidi.
Edhe pse ishte banori i fundit që hyri në shtëpi, Lidi solli një energji të re dhe shumë pozitivitet.
Pas një televotimi që u hap të martën, ai la shtëpinë dhe garën për çmimin e madh.
Garën e vazhdoi Liami, i cili ishte në nominim “kokë më kokë” me Lidin.
Kujtojmë që Lidi punonte si animator dhe moderator, ndërsa vijonte dhe studimet për gazetari. /Telegrafi/