Telegrafi

Lidhjet komplekse në klanin Kardashian/Jenner

Tyga, Kylie Jenner, Kendall Jenner, Kim Kardashian dhe Carine Roitfeld (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Yeezy Season 4/Guliver)

Reperi Tyga ka qenë i martuar me nënën e djalit të Tristan Thompson, Jordan Craig, duke bërë që në shtëpinë e klanit Kardashian/Jenner të bëhen shumë më komplekse evenimentet festive.

TMZ posedon dokumentet që dëshmojnë se Tyga (ish- i dashuri i Kylie Jenner) është martuar me Jordan Craig (ish- partneren e Thompson) në vitin 2010, ndërsa vetëm një muaj më pas kanë aplikuar për shkurorëzim.

Lojtari i NBA, Tristan Thompson, ka qenë në lidhje me Jordan Craig dhe në dhjetor të vitit 2016 u bënë prindër të një djali. Pas ndarjes së tyre, basketbollisti u lidh me Khloe Kardashian, me të cilën në prill të vitit 2018 u bënë prindër të një vajze.

Në shkurt të vitit 2019, Thompson dhe Khloe i dhanë fund lidhjes së tyre, për shkak se ishte mësuar që gjatë kohës sa Kardashian ishte shtatzënë, basketbollisti e kishte tradhtuar me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kylie Jenner

Tyga ka një djalë me ish-të fejuarën Blac Chyna, e cila ka një vajzë me Rob Kardashian (vëllanë e motrave të famshme), me të cilin ka qenë po ashtu e fejuar.

Motra e vogël e klanit Kardashian/Jenner, Kylie Jenner, ka qenë për më shumë se dy vite e lidhur me Tygan, ndërsa romanca e tyre ishte mjaft komplekse që nga fillimi, duke qenë se Chyna ishte shoqe e ngushtë me Kim Kardashian. A jeni akoma me ne?

Tyga dhe Kylie Jenner (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Tristan ka nja vajzë me Khloe, si edhe një djalë me Jordan, pra ish-gruan e Tygas. Kjo lë të kuptohet se ish-çifti i dikurshëm, Tyga dhe Blac Chyna (që kanë një djalë bashkë), vendosën që pas ndarjes të lidheshin me dikë brenda klanit Kardashian/Jenner, pra me Kylie Jenner, respektivisht Rob Kardashian.

Kylie u nda me reperin Tyga në vitin 2017 dhe menjëherë pas u lidh me Travis Scott, me të cilin pritën në jetë vajzën Stormi në muajin shkurt të vitit 2018. /Telegrafi/