Site icon Telegrafi

Lidhjet e Bojan Kekiq me Vuçiqin dhe Radoiçiqin, Musliu publikon detaje të reja për drejtorin e bankës serbe që iu mbyllën degët në veri

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu ka vazhduar të publikoj të dhëna të reja lidhur me aksionin e së hënës në veri ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore”.

“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit”, ka shkruar Musliu në “X”.

Ai ka bërë të ditur se drejtori i kësaj banke, Bojan Kekiq kohë më parë ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se i njëjti gjithashtu ishte fotografuar me terroristin Milan Radoiçiq.

Lexo po ashtu Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq - shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit

“Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekiq, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan Radoiçiq”, ka shkruar Musliu.

Drejtori i Octopus një ditë më parë ka publikuar edhe disa fakte të tjera ku në disa incizime, shiheshin persona të maskuar që protestuan të hënën kundër aksionit ndaj bankës serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version