Zinedine Zidane është përmendur për postin e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk e planifikon të ardhmen e tij me Los Blancos.
Andrea Pirlo pritet të largohet në fund të sezonit zhgënjyes, në të cilin Zonja e Vjetër rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar se legjenda franceze është njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Bianconerëve.
🔴🎙️ 𝙇𝙄𝙑𝙀 | Listen to Zidane speak to the media ahead of #GranadaRealMadrid! https://t.co/k98UbXZjT6
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 12, 2021
Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas, Zidane është pyetur nëse e planifikon të ardhmen e tij me Real Madridin.
“Jo, unë po mendoj vetëm për tri ndeshjet e ardhshme”, është përgjigjur 48-vjeçari.
Reali është vetëm dy pikë prapa Atletico Madridit në garën për titull, teksa trajneri ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/