Telegrafi

Lidhja me origjinën, Bebe Rexha: Çdo vit shkoj në Dibër

Bebe Rexha është 27 vjeçare dhe ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në SHBA, në një familje shqiptare. Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta, kurse me pas përdori emrin artistik Bebe.

Babai i saj është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë. Ai shkoi në SHBA së bashku me bashkëshorten edhe kjo shqiptare me origjinë nga Gostivari. Familja Rexha i ruan lidhjet me te afërmit në Maqedoni.

“Unë shkoj në Dibër në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit”, citon Shqiptarja fjalët e Bebe Rexhës. Atë e sheh shpesh të fotografohet në dasma dhe ngjarje familjare kur vjen në Dibër.

Lexo po ashtu Bebe Rexha arrin në Tiranë, pritet nga adhuruesit shqiptarë në aeroport (Foto)

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna.

Në vitin 2014, ajo u shfaq me debutimet e saj solo dhe pastaj u paraqit në skenë me reperin Pitbull, e më pas me David Guettan, me Nicki Minaj e Afrojack.

Së fundmi, Bebe ka publikuar albumin “No Hearts Broken” me Nicki Minaj që është produksion i The Invisible Men.