Telegrafi

Lidhja e Katy Perry me Orlando Bloom po kalon në kriza për shkak të shtatzënisë së saj

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Lidhja në mes çiftit të famshëm, Katy Perry dhe Orlando Bloom, është tronditur nga stresi i shtatzënisë së këngëtares.

Romanca mes dyshes ka qenë nën tendosje dhe ka filluar të ndryshojë, raporton The Mirror. Kohët e fundit ata kanë mësuar si të përgatiten për të mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Është pohuar se Orlando ishte “stresues për të pasur një fëmijë” në këto kohë të papara në krizën e coronavirusit.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto: Phillip Faraone/Getty Images/Guliver)

Katy raportohet se është nervozuar për t’u bërë nënë për herë të parë. Ndërsa Orlando tashmë ka një djalë nëntëvjeçar me ish-gruan e tij, Miranda Kerr.

“Marrëdhënia e tyre ka ndryshuar që kur ajo mbeti shtatzënë”, ka thënë një burim pranë çiftit për US Weekly.

Katy Perry dhe Orlando Bloom (Foto nga Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

“Katy po merret me nervat e të qenit prind për herë të parë, dhe Orlando po streson për të pasur një fëmijë në jetën e tyre në këtë kohë”, ka shtuar burimi.

Ndërkaq, këngëtarja njoftoi për shtatzëninë në mars të këtij viti teksa rrëfeu se ishte “sekreti më i gjatë” që duhej të mbante. /Telegrafi/