Lidhja në mes çiftit të famshëm, Katy Perry dhe Orlando Bloom, është tronditur nga stresi i shtatzënisë së këngëtares.
Romanca mes dyshes ka qenë nën tendosje dhe ka filluar të ndryshojë, raporton The Mirror. Kohët e fundit ata kanë mësuar si të përgatiten për të mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Është pohuar se Orlando ishte “stresues për të pasur një fëmijë” në këto kohë të papara në krizën e coronavirusit.
Katy raportohet se është nervozuar për t’u bërë nënë për herë të parë. Ndërsa Orlando tashmë ka një djalë nëntëvjeçar me ish-gruan e tij, Miranda Kerr.
“Marrëdhënia e tyre ka ndryshuar që kur ajo mbeti shtatzënë”, ka thënë një burim pranë çiftit për US Weekly.
“Katy po merret me nervat e të qenit prind për herë të parë, dhe Orlando po streson për të pasur një fëmijë në jetën e tyre në këtë kohë”, ka shtuar burimi.
Ndërkaq, këngëtarja njoftoi për shtatzëninë në mars të këtij viti teksa rrëfeu se ishte “sekreti më i gjatë” që duhej të mbante. /Telegrafi/