Lidhja Demokratike ka reaguar pas konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ku u publikuan të dhënat për lëndën e re hetimore ”Shënjestra”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast LD-ja kërkon përgjegjësi dhe tërheqje prej procesit zgjedhor, nga të gjithë ata që janë të përfshirë në aferën e përgjimit të qytetarëve.
Nga kjo parti theksojnë se me zgjedhjet nuk mundet dhe nuk do të mund që të fshihet shkelja e të drejtave të qytetarëve dhe e kriminalitetit./Telegrafi/