Site icon Telegrafi

Lideri përballet me Gjilanin, Feronikeli mysafir i Besës

Do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar për xhiron e 14-të.

Lideri aktual i kampionatit, Llapi do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të përballet me Gjilanin.

Skuadra e Arbnor Morinës do të ketë mungesa të mëdha në këtë takim, pasi mungojnë mesfushorët Filonit Shaqiri dhe Zgjim Mustafa.

Gjilani pas humbjes në Drenas përballë Feronikelit synon që të rikthehet te fitorja dhe të mbetet në garë për kreun e tabelës.

Ndërkohë Llapi në këtë takim vije pas një ndeshje spektakolare ndaj Vllaznisë së Pozhoranit ku riktheu rezultatin dhe në fund triumfoi 4-1.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në qytetin e Pejës.

Besa e cila nuk po kalon momente të mira në kampionat do të jetë nikoqire e Feronikelit që ka rikthyer formën.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version