Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid, ka thënë se vendi “nuk po bën mjaftueshëm” për të rikthyer pengjet, raporton The Times of Israel.
Duke folur me ligjvënësit sot, zoti Lapid tha se pengjet duhej të ktheheshin në shtëpi “tani”, transmeton Telegrafi.
“Sinwar mund të vritet muajin tjetër. Ne nuk po bëjmë sa duhet. Duhet të bëjmë gjithçka dhe do të bëjmë gjithçka për t’i rikthyer ata, të gjithë”, tha ai
Benjamin Netanyahut në anën tjetër ka thënë Izraeli nuk do të ketë sukses në lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura në Gaza, pa presion ushtarak.
“Ne nuk do të kishim arritur deri tani të lironim më shumë se 100 pengje, pa presion ushtarak”, tha kryeministri izraelit ditë më parë.
“Ne nuk do të kemi sukses në lirimin e të gjithë pengjeve pa presion ushtarak”, tha për fund Netanyahu. /Telegrafi/