Site icon Telegrafi

Lideri në Prizren kërkon titullin vjeshtor

Festa e futbollistëve të Lirisë pas fitores ndaj Trepçës

Skuadra e Trepçës’89 do të ndeshet me Lirinë e Prizrenit në xhiron e fundit të pjesës vjeshtore të stinorit në Superligë.

Varësisht nga dueli Prishtina – Feronikeli, ekipi mitrovicas me gjasë të madhe pritet të bëhet kampion vjeshtor i Superligës, pasi që ka 2 pikë më tepër se Prishtina e dyta dhe 3 më shumë se Llapi, i treti.

Feronikeli në anën tjetër nuk ka gjasa të arrijë vendin e parë me çfarëdolloj të rezultatit, por kampioni gjithsesi se do të kërkojë fitoren ndaj bardhekaltërve, transmeton borozani.

Më poshtë shikoni orarin dhe gjyqtarët e të gjitha dueleve të xhiros së fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit.

Exit mobile version