Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka konfirmuar se forcat mbrojtëse të Izraelit janë në zemër të qytetit të Gazës.
Ai shtoi se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar është rrethuar në bunkerin e tij.
Por, ministri nuk tha se ku ndodhej ai bunker, raporton skynews.
Izraeli nuk do ta sundojë pas luftës në Gaza, por as Hamasi, tha Gallant.
Këtë mëngjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” në Gaza “për një periudhë të pacaktuar”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit, të cilët papritur sulmuan shtetin izraelit më 7 tetor. /Telegrafi/