Liderët e Bashkimit Evropian sot më vonë gjatë ditës në Bruksel, e fillojnë samitin e tyre të parë, prej se në Britani është votuar për largim nga BE-ja.
Dje, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi, në një deklaratë të përbashkët, thanë se Evropa është e “bashkuar”.
Ata kanë thënë se nuk do të ketë negociata joformale me Britaninë për raportet e ardhshme të saj me BE-në, derisa të aktivizohet kapitulli 50 i Marrëveshjes së Lisbonës, për fillimin formal të procedurës së largimit.
Kryeministri britanik në largim, David Cameron, disa herë ka theksuar se kjo nuk do të ndodhë derisa të emërohet pasardhësi i tij, me gjasë në muajin shtator, transmeton Evropa e Lirë. Cameron do të takohet sot me 27 liderët e tjerë të BE-së, por ditën e dytë të samitit, liderët do ta vazhdojnë samitin pa pjesëmarrjen e tij.