Telegrafi

Liderët e Hong Kongut paralajmërojnë se qyteti është në “prag të mos kthimit prapa”

A protester is detained in Central district of Hong Kong on Monday, Nov. 11, 2019. A Hong Kong protester was shot by police Monday in a dramatic scene caught on video as demonstrators blocked train lines and roads during the morning commute. (AP Photo/Vincent Yu)

Demonstratat e dhunshme që kanë hyrë në javën e pestë, e kanë bllokuar jetën normale në Hong Kong, derisa ka rrezik se kriza mund të del në tërësisht prej kontrollit dhe të mos mund të ndalohet më.

Carrie Lam është shefja ekzekutive e Hong Kongut, që gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot pasdite, dënoi skenat e dhunshme të protestave ku 60 persona mbetën të lënduar, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se trazirat e që u përshkallëzuan e sollën Hong Kongun “në prag të mos kthimit prapa” dhe se qeveria nuk do t’iu nënshtrohet kërkesave të protestuesve.

Lexo po ashtu Iu kundërvu protestuesve në Hong Kong, e pësoi keq burri - e spërkatën me benzinë dhe i vënë zjarrin

“Nëse dikush mendon se duke përshkallëzuar dhunën me protesta të vazhdueshme në Hong Kong, do ta nënshtrojë qeverinë në pushtet, unë iu sqaroj se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Lam.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit vazhduan me hedhjen e molotovëve dhe gurëve, ndërtuan barikada dhe ndezën zjarre, derisa e bllokuan edhe tunelin kryesor në udhëkryqin që e lidhë Hong Kongun me Kowloon.

Në total, demonstruesit i bllokuan shumë rrugë dhe vandalizuan në mbi 120 lokacione të ndryshme, thuhet në raportin e policisë.

Raportohet se gjatë ditës së sotme, policia ka vazhduar të shpërndajë demonstruesit me gaz lotsjellës, ndërsa ka shtënë edhe me armë zjarri. /Telegrafi/