Site icon Telegrafi

Liderët e Ballkanit sot takohen në Shkup, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Shkupi sot do të jetë nikoqir i Samiti i Krerëve të Shtetit në Procesin e Brdo Brionit, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fokusi kryesor i këtij samiti është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i rajonit në BE.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.

Në margjinat e Brdo-Brionit, presidentja Osmani mbrëmë është pritur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Lexo po ashtu Osmani pritet nga Pendarovski në kuadër të Procesit të Brdo-Brionit: Kemi sfida të përbashkëta për të kapërcyer

Osmani ka shtuar se Kosova dhe Maqedonia kanë sfida të përbashkëta përpara që duhet kapërcyer me bashkëpunim.

“Mezi pres të diskutojmë për hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe ecjen e Kosovës para në rrugën euroatlantike”, ka deklaruar Osmani.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version