Të mbijetuarit nga sulmet terroriste gjenden në mesin e atyre që do të marrin pjesë në dasmën mbretërore, gjersa politikanët nuk janë në listë.
Princi Harry dhe Meghan Markle të cilët në pak javë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, nuk kanë futur politikanët botërorë në listën zyrtare të mysafirëve, shkruan The Guardain, transmeton Telegrafi.
Donald Trump, presidenti i ShBA-ve dhe paraardhësi i tij, Barak Obama, nuk janë ftuar në ceremoninë e 19 majit dhe nuk priten të marrin pjesë në asnjë kapacitet zyrtar, kuptohet.
Një zëdhënës i Pallatit të Kensingtonit tha: “Është vendosur që një listë e zyrtarëve e udhëheqësve politikë nga Mbretëria e Bashkuar dhe ajo ndërkombëtare, nuk është e nevojshme për dasmën e princit Harry dhe Marks. Qeveria e Madhërisë së saj u konsultua për këtë vendim, i cili u mor nga familja mbretërore”.
600 mysafirët e çiftit pritet të jenë njerëz me të cilët nusja dhe dhëndri kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, e cila konsiderohet e përshtatshme për martesën e princit dhe aktores Markle.
Në të kundërtën, në dasmën e Dukës së Kembrixhit morën pjesë figurat kryesore të Mbretërisë së Bashkuar dhe krerët e shteteve të huaja ose përfaqësuesit e tyre.
Megjithëse princi Harry është miqësor me Obamën, mendohet se ai dhe nusja e tij do ta takojnë atë në një të ardhme të afërt, ndoshta gjatë një vizite zyrtare jashtë shtetit pasi të jenë martuar.
Të hënën, çifti bëri thirrje për donacione për bamirësi, në vend të dhuratave të dasmës, duke dhënë shtatë arsye të mira përse ta bëjnë këtë gjë. /Telegrafi/