Telegrafi

Lider te Atalanta dhe Shqipëri, Gjimshiti thotë se ka ende vend për tu përmirësuar

Berat Gjimshiti, ka folur para ndeshjes së Atalantas ndaj Sturm Graz në kuadër të Ligës së Evropës.

Ai ka thënë se është lider jo vetëm te Atalanta, por edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.

“Ndihem lider jo vetëm tek Atalanta, por edhe në kombëtare, megjithatë gjithmonë ka hapësira për t’u përmirësuar, të ndihmon të japësh maksimumin”.

“Dy gola para dy viteve në Ligën e Evropës? Mendoj se do te jetë e vështirë të bëj het-trik”.

“Për momentin, si qendërmbrojtës ndihem mirë, por varet nga çfarë vendos trajneri. Kam luajtur në të gjitha rolet, nuk është problem të përshtatesh, e rëndësishme është të jem i disponueshëm”.

Lexo po ashtu Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin

“Të mos pësosh gol, të jep siguri dhe besim. Na mungon Palomino, një lojtar me shumë përvojë, por ne të gjithë japim maksimumin. Nëse je mbrojtës dhe pëson gola, zemërohesh gjithmonë. Përqendrimi duhet të jetë maksimal”, ka thënë Gjimshiti. /Telegrafi/