Site icon Telegrafi

Lider dhe kapiten i ardhshëm, mbrojtës 60 milionë euro, golashënues i lindur, baba i devotshëm (Foto/Video)

Fitorja e Juventusit me Sevillan kishte një emër: Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi i Juventusit ka dhuruar një magji në fitoren e Zonjës kundër Sevillas të martën në mbrëmje.

Ishte një moment kur Zonja e Vjetër ishte duke vuajtur, kur në skenë doli Bonucci që me një gjuajte nga 20 metra nënshtroi mbrojtjen spanjolle.

Ky gol i dha Juventusit kalimin në raundin tjetër dhe vendi i parë është në dorën e tyre.

Lojtar që vlen 60 milionë euro

Paraqitjet e tij të mira sezonet e shkuara kanë bërë që Bonucci të vlerësohet shumë nga bota e futbollit.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët e ‘çmendur’ në fushë, në mesin e tyre një shqiptar (Foto)

Leonardo Bonucci kundër Sevillas luajti shumë mirë mbajti balancën në mbrojtje. Pep Guardiola i Cityt dhe Antonio Conte i Chelseat e donin mbrojtësin e Juve në gusht.

Pasime të sakta, i ftohtë dhe i fuqishëm

Ata ishin të gatshëm të paguanin deri në 60 milionë euro për të.

Mbrojtësi që shënon gola vendimtar 

Bonucci ka qenë vendimtar në shumë gola. Ai nuk kishte shënuar në Ligën e Kampionëve që nga tetori i vitit 2012 kur shënoi në portën e Shakhtar Donetsk, që ishte gola vendimtar sikurse ky ndaj Sevillas.

https://www.youtube.com/watch?v=Pnmvdrr3wPo

Ai ka shënuar 18 gola në karrierë, ndërsa shtatë prej tyre kanë qenë deçizive.

Gol i famshëm është edhe ai kundër Romës në fitoren 3-2.

https://www.youtube.com/watch?v=2iDUUyfSd28

Konsiderohet si kapiten i të ardhmes te Juve

Juventusi ka shumë lojtarë me temperament të jashtëzakonshëm si Barzagli, Chiellini, Higuain që munguan në ndeshje me Sevillën. Ai edhe pse kishte në krahë një mbrojtës të ri si Rugani menaxhoi mjaftë mirë situatat, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Baresi flet për Bonuccin, tregon se çfarë ka arritur ai

Kur Buffon të pensionohet në vitit 2018, ai shihet si një lojtar që mund ta zëvendësoi si kapiten.

Shumë e shohin si kapiten të Juventusit

Baba i jashtëzakonshëm 

Bonucci ka arritur të jetë i njohur edhe jashtë fushës, për shkak të sëmundjes së djalit të vogël, Mateo. Një histori e trishtueshme që ka prekur botën e futbollit dhe madje edhe ata që e kanë shikuar mbrojtësin një kundërshtar dhe të bezdisshëm.

Lexo po ashtu Emocionuese/ Gazetarët i bëjnë pyetje për birin e sëmurë, Bonucci shpërthen në lot (Video)

Lotët në sytë e tij në këtë konferencë, por mos heqja dorë nga Kombëtarja, edhe pse fëmija ishte i sëmurë, ka bërë që ai të fitojë zemrat e shumë italianëve. Ai ka fituar respekt edhe jashtë fushës. Djali i tij i vogël tashmë është shumë mirë.

Dy djemtë e tij dhe gruaja Martina

Festimi i tij që zemëron kundërshtarët

Ai kur shënon feston në të njëjtën mënyrë. Iu thotë kundërshtarëve që ta pastrojnë gojën kur flasin për Juven. Festim që iu pëlqen tifozëve të Juventusit. /Telegrafi/

Festimi i Bonuccit
Exit mobile version