Telegrafi

Lichtsteinerit nuk i besohet se si Strakosha arriti të bëjë dy pritje fantastike të njëpasnjëshme (Video)

Juventusi mbylli pjesën e parë ndaj Lazios me rezultat 2-0.

Një nga më të mirë për Lazion ishte Thomas Strakosha, i cili bëri disa pritje fantastike.

Shqiptari me dy pritje të njëpasnjëshme befasoi edhe mbrojtësin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner, i cili kapi kokën.

Golat u shënuan nga Dani Alves dhe Leonardo Bonucci. /Telegrafi/