Stephan Lichtsteiner thotë se ai do të luftojë deri në fund për të mbrojtur vendin e tij në Juventus, megjithëse nënkupton se ai do të largohet për Interin.
Reprezentuesi zviceran u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve pas ardhjes së Dani Alvesit dhe Juan Cuadrados.
“Unë jam i lidhur me Juventusin deri në vitin 2017 dhe deri në atë moment unë dua të luftoj për të sjellë suksese për ekipin tim”, ka thënë Lichtsteiner për mediat, transmeton Telegrafi.
“E di se u lash jashtë listës për Ligën e Kampionëve, por do të luftoj deri në fund për të mbrojtur vendin tim”, ka përfunduar mbrojtësi zviceran.
Juve thuhet të jetë zemëruar që Lichtsteiner ka kërkuar një largim drejt Interit, kështu që ky pritet të jetë sezoni i fundit me fanellën e Bianconerëve, pasi kontrata i skadon në 2017, por zikaltërit pritet të bëjnë ofertë edhe gjatë janarit. /Telegrafi/