Në fund të sezonit Stephan Lichtsteiner njoftoi se do largohet nga Juventusi.
Nuk ka vonuar shumë me gjetjen e skuadrës së re dhe zvicerani u transferuar te skuadra angleze e Arsenalit.
Mbrojtësi i krahut të djathtë në këtë ekip do të gjejë edhe bashkë reprezentuesin Granit Xhakën, me të cilin po shpreson të fitojë titullin në Ligën Premier.
“Me të vërtetë mezi pres që të luaj me Granitin. Ai ka bërë një zhvillim të madh. Shpresoj se të paktën do ta ngrit një trofe të Ligës Premier me Xhakën”, ka pohuar për mediat zvicerane 34-vjeçari.
Edhe shqiptari i kishte uruar “mirëseardhje në familjen e Topçinjve veteranit të Zvicrës.
Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës nga viti 2016 është lojtari i katër me më së shumti paraqitje te helvetikët me 99 paraqitje.
Futbollisti theksojmë se do të bartë fanellën me numër 12 ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Grasshopper, Lille dhe Lazios. /Telegrafi/