Site icon Telegrafi

Licencohet “Arena Kombëtare” edhe nga UEFA, Shqipëri-Francë do të zhvillohet në Tiranë

Nëse kishte mbetur ndonjë dyshim nëse “Air Albania”, ose “Arena Kombëtare” do të licencohej për ndeshjen kualifikuese të 17 nëntorit, kundër Francës, atë e ka hequr qeveria e futbollit evropian, si organizatore e garës.

Në faqen zyrtare, UEFA ka shënuar emrin e “Arenës Kombëtare”, si stadiumin ku do të luhet takimi.

Impianti i ri u testua me ndeshjen e futbollit të femrave, Vllaznia – Apolonia 2-0.

Inspektorët e UEFA-s, ndonëse kanë lënë disa detyra për t’i plotësuar nga pala shqiptare, kanë dhënë miratimin për licencimin e stadiumit.

Shqipëria do të kthehet të luajë në Tiranë pas disa vitesh. /SS/

Exit mobile version