Portali Sakte.net nga burime të saj mëson se kandidat i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës mund të jetë Librun Aliu!
“Por, mund të jetë edhe ndonjë kandidat tjetër që do të merr pëlqimin e strukturave të Lëvizjes”, ka thënë ky burim, që si emër tjetër përmend edhe Dardan Sejdiun.
Përndryshe, Liburn Aliu kishte fituar përkrahje të konsiderueshme në zgjedhjet parlamentare dhe kishte grumbulluar votat e duhura si deputet. Por, ai dhe Sejdiu hoqën dorë nga pozita e deputetit për të vazhduar me punën e tyre në Komunën e Prishtinës.