Librin e Donald Trump që e rekomandoi kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski ”Great Again: Hoë to Fix Our Crippled America”, nuk mund të gjendet në libraritë e Shkupit shkruan Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky libër është publikuar në vitin 2015 dhe është përkthyer në disa gjuhë.
Nikolla Gruevski dje tregoi se në kohë të lirë e lexon këtë libër për të mësuar më shumë rreth politikës.
Gruevski gjithashtu tha se George Soros ndikon në politikën e brendshme në Maqedoni, duke e mbështetur një parti politike që ai e quajti ”kriminele dhe të korruptuar”./Telegrafi/