Telegrafi

Libri për Demi Moore sjell problemet e shumta nga e kaluara e aktores

Demi Moore (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb/Guliver)

Demi Moore ka vendosur të flasë me letra hapur për jetën e saj të bujshme në librin “Inside Out”. Sipas fjalëve të redaktorit të revistës Harper, libri do t’i befasojë lexuesit.

Libri do të dalë në shitje në muajin shtator dhe aty aktorja flet për luftën me varshmërinë dhe traumën nga fëmijëria. Ajo është rritur me babanë për shkak të të cilit shpesh janë zhvendosur nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve, para se të kryente vetëvrasje derisa Demi ishte shumë e re.

Nëna e saj kishte dosje në polici për shkak të arrestimeve për vozitje në gjendje të dehur dhe shkaktim të zjarreve. Përveç kësaj, Moore braktisi shkollën e mesme, mori drogë dhe u martua e re – transmeton KosovaPress.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Demi Moore

Në libër bëhet fjalë edhe për tri martesat e saja të dështuara. Si 17-vjeçare u njoh me muzikantin Freddie Moore, me të cilin shkroi tri këngë dhe u martua në vitin 1980. Ata qëndruan së bashku pesë vjet.

Demi Moore (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Dy vjet më vonë u martua me aktorin Bruce Willis, me të cilin ishte 13 vjet së bashku dhe kishin tre fëmijë.

Në vitin 2005, Demi u martua me aktorin Ashton Kutcher, nga i cili u nda shtatë vjet më vonë.

“Libri tregon rrëfimin e një gruaje, e cila rastësisht u bë një prej femrave më të njohura botërore. Mendoj se lexuesit do të jenë të befasuar”, ka deklaruar Jennifer Bart nga revista Harper.