Libri i Mauro Icardit përfundon në tavolinën e Prokurorisë Federale në Itali.
Autobiografia e sulmuesit argjentinas do të merret në analizë nga drejtësia sportive, për të parë nëse ka dhunim të ndershmërisë sportive, apo fakte të dhunshme.
Libri i kapitenit të Interit ka vendosur që tani rekord, sepse të gjithë flasin për të, por pak kush e ka lexuar.
Prokurorët do të vendosin nëse Icardi do të raportohet për ndonjë pezullim të mundshëm, apo paralajmërim, pasi ka pasur fjalë fyese ndaj tifozëve të zjarrtë të Interit.