Telegrafi

Libri kushtuar Kryemjeshtrit promovohet edhe në Pejë

Libri me titull “Kryemjeshtri” i autorit Arsim Maxhera që është promovuar ditë më parë në Biblotekën Universitare të Kosovës, sot u promovua në Pejë.

Ky libër iu ka kushtuar trajnerit më të mirë në botë në sportin e xhudos, pejanit Driton Kuka.

Roli i trajnerit Kuka në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare u vlerësua lartë nga figura të shquara nga fusha e sportit dhe politikës në vend, duke e cilësuar atë si udhëheqësin e sukseseve të njëpasnjëshme që Kosova i ka arritur përmes xhudos.

Ka marrë pjesë në këtë promovim edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

‘Peja sikur të gjithë shqiptarët mburren me arritjet e Dritonit në karrierë. Ai solli shumë suksese me përmasa globale. Toni dhe ekipi e nderuan Pejën çdoherë.’-theksoi Muhaxheri.

Duke folur si mik, shok e bashkëpunëtorë i Driton Kukes, Arbër Grabovci – Drejtor ‘RADIO 1’. veçoi besimin e lartë të Dritonit në kampionet e sotme botërore ndërsa suksesin e sportit të xhduos dhe arritjeve globale, ja dedikoi parimeve dhe principeve profesionale të Toni Kukes.

‘Toni, çdoherë ka qenë i kalitur dhe ka besuar në principe. Që nga ditët e para, të filleve të pasluftës në ate lagje të vogël të këtij qyteti të vogël, kam qenë i bindur se po vinte diçka e madhe për botën. ajo edhe ndodhi ashtu siç e besonim me Tonin në vitet 2000-2001. Sot, nuk ka shumë për të shtuar, sepse flet rruga e Tonit. Sot ka shumë krenari tek secili shqiptar dhe këtë krenari e ka sjellë Driton Kuka.’-tha Grabovci.

Duke folur para të pranishmëve, protagonisti i vet librit, kryemjeshtri Driton Kuka, theksoj rolin dhe dashurinë ndaj Pejës, si qytet i vogël për nga madhësia por që i dha botës tre kampione olimpike.

‘Peja, qytet i vogël por me zemër dhe traditë të madhe. Qyteti që e kishim me vete në çdo udhëtim, qyteti që na dha zemër, mendje e krah drejt suksese. I jam mirënjohës secilit pejan që nga fillet ka besuar në ekipin tonë.’-tha mes tjerash Kuka.

Në promovim ka marrë pjesë edhe autori i librit Arsim Maxhera.

Promovimi i librit “Kryemjeshtri” nga Arsim Maxhera, u bë në Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”, Pallati i Kulturës në Pejë./Njeshi&RADIO 1/