Librat e gatimit të Marilyn Monroe – dy të vetmit që u konfirmuan se ishin në pronësi të ikonës – ofrojnë një paraqitje të shkurtër të jetës së saj personale së bashku me dietën dhe ato pritet të arrijnë deri në 75 mijë dollarë.
Librat “The New Fanny Farmer Boston Cooking-School Cook Book” dhe “The New Yoy of Cooking” – u botuan në fillim të viteve 1950.
Është fakt po ashtu se disa shënime të shkruara me dorë përfshihen në këto vepra – përmendur edhe një listë që kishte përpiluar me disa nga ushqimet.
Në bazë të dietës – Marilyn kishte ose lëng portokalli ose kumbulla të thata për të pirë çdo ditë në mëngjesin e saj me bukë të thekur e drithëra.
Librat e gatimit të MM dalin në ankand më 22 qershor në Siegel Auction Galleries dhe vlerësohet se do të shiten për diku nga 50-75 mijë dollarë.
Kujtojmë që edhe disa vite më parë një koleksion personal i yllit të kinematografisë botërore po ashtu doli në ankand.
Aty përfshiheshin shënime personale, libra me kujtime dhe adresa e padyshim edhe bizhuteri të Monroe. /Telegrafi/