Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Një të tillë, Spahiu e ka publikuar së fundmi ku shfaqet mjaft atraktive në një kostum të zi, teksa vë në pah linjat trupore.
Këto imazhe, ajo i ka realizuar në Paris të Francës – vend ky në të cilin ka qëndruar pak ditë më parë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun.
Liberta shquhet si një prej moderatoreve me atraktive kosovare, e cila çdo javë gjendet pranë shikuesve përmes emisionit “Prive”. /Telegrafi/