Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu vazhdon të shquhet si njëra ndër figurat më atraktive të ekranit.
Ajo gjendet çdo javë pranë shikuesve përmes emisionit “Prive”, të cilin e drejton tash e disa vite.
Liberta është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft e freskët në top formë.
E veshur me xhinse të ngushta, ajo ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive.
Duke ndenjur në majë të gishtave, ajo me ironi tha se e bënë këtë gjë ngase dikur ishte balerinë.
Sido që të jetë, ajo arriti më së miri që të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë. /Telegrafi/