Telegrafi

Liberta Spahiu shfaqet e mrekullueshme në setin e ri fotografik

Liberta Spahiu Foto: Instagram/libertaspahiu

Prezantuesja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu, di përherë të marrë vëmendjen e fansave.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë imazhe dhe video të cilat përshkruajnë përditshmërinë e saj.

Edhe fotosesionet nga ana e saj nuk janë të pakta, pasi në mënyrë të vazhdueshme ajo sjell të tillë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur me setin e ri fotografik.

Kësaj radhe ajo zgjodhi që të shfaqet me një stil më ndryshe, duke eksperimentuar edhe me flokët e makijazhin.

Postimi mori një sërë komentesh, që përshkruanin se sa tërheqëse dukej moderatorja e njohur. /Telegrafi/