Moderatorja e njohur është mësuar që gjithmonë të transmetojë intervista, por kësaj radhe ajo u bë vet pjesë e një interviste.
Spahiu ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirage” ku rrëfeu shumë çka nga jeta dhe karriera e saj.
Ajo tregoi shumë rreth emisionit “Prive”, për artistët të cilët i kanë intervistuar, dhe me cilët më pas i kanë shkëputur marrëdhëniet.
Moderatorja seksi nuk la pa komentuar edhe një ngjarje mjaft të përfolur në media, siç ishte ajo e takimit me Kemalin në aeroportin turk, ku u tha se ajo u refuzua nga bashkëshortja e tij për të bërë fotografi.
Por në fakt një gjë e tillë sipas Libertës është krejt e pa vërtetë, dhe ajo e shpjegon ndryshe.
Spahiu tregon se vetëm është takuar dhe s’ka dashur të bëjë fotografi, dhe këtë mund ta dëgjoni në minutazhën 8:13 të intervistës. /Telegrafi/