Moderatorja Liberta Spahiu pëlqehet gjithmonë për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale, apo para ekranit.
Ajo gjendet çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Prive”.
Liberta gjithashtu është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Sot (e enjte), me rastin e festës së gruas, ajo ka publikuar një imazh atraktiv ku shfaq linjat e saj në bikini.
“Nganjëherë na bjen me ecë edhe n’kry, po sigurisht gjithmonë ia dalim. Gjëja më e mirë që ju mund të bëni me jetën tuaj është që të merreni me të”, ka shkruar Spahiu në mbishkrimin e fotografisë.
Fotografinë në fjalë, e ka realizuar fotografi i njohur Arton Humolli. /Telegrafi/