Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu, ka vendosur gjithashtu t’i përgjigjet sfidës tashmë virale “10 Years Challenge”.
Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të 10 viteve më parë, duke e krahasuar me një nga fotografitë e sotme.
Liberta në vitin 2009 zhvillonte karrierën e saj si modele, teksa disa vjet më vonë do të niste karrierën si prezantuese në emisionin “Prive”.
Aso kohe ajo ishte më e dobët, dhe këtë gjë e ka treguar edhe në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë se ka shtuar 10 kilogramë që nga ajo kohë.
Megjithatë, një gjë nuk ka ndryshuar në këto 10 vite, e ajo është stilistit së cilit ajo ia beson veshjet.
Liberta që nga fillimi i karrierës ia beson dukjen stilistit të saj të besuar, njëherësh një prej miqve të saj më të mirë, Valdrin Sahitit.
Ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, dhe ndër vite shquhet si një prej prezantueseve më atraktive të ekranit. /Telegrafi/