Në rubrikën 60 sekondëshe të emisionit të saj të përjavshëm “Prive”, kanë qenë të ftuar shumë emra të njohur.
Por, kësaj radhe protagoniste e kësaj interviste është vet ajo.
Liberta Spahiu përball mikrofonit të Klan Kosovës, në 60 sekonda iu përgjigj disa pyetjeve, ndër to edhe pyetjeve provokuese.
Tregoi se nuk ka operacione plastike, se nuk e di mirë statusin e saj emotiv dhe se do ta linte “Priven” vetëm për pikën e qejfit.
Në pyetjen më provokuese, atë se cila ka qenë eksperienca më e çuditshme seksuale, ajo përgjigjet se nuk e ka përjetuar ende. /Telegrafi/